Sophie Turner nuk duket se po i trembet vëmendjes mes divorcit dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve me tashmë ish-bashkëshortin Joe Jonas.
Aktorja angleze, 27 vjeçe është parë së fundmi të shoqërohet shumë me ish-të dashurën e Joe Jonas, Taylor Swift me të cilën Sophie ka miqësi. Sophie dhe Sëift, ishin të pranishme në ndeshjen e futbollit amerikan Kansas City Chiefs kundër Neë York Jets ku luan i dashuri i Taylor Swift, Travis Kelce.
Më pas Turner dhe një grup i përzgjedhur i të famshëmve përfshirë taylor Sëift u bashkuan në një suitë në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey.
Duket se pas divorcit me Joe Jonas, aktorja e ‘Game of Thrones’ e ka rregulluar ndjeshëm marrëdhënien me ish-partneren e Jonas, Taylor duke u shoqëruar me të shumë shpesh. Turner ka kaluar kohë me Sëift në Neë York City pas ndarjes së saj me Jonas, me të cilin vetë Sëift ishte e lidhur në mënyrë romantike 15 vjet më parë. Kjo marrëdhënie e dy vajzave është marrë edhe si hakmarrje ndaj Joe Jonas.



















