KreuCelebrity

“Të lutem rikthehu” ; Fero i kërkon falje publike Arbenitës: Më mungon ti dhe vajza jonë!

“Të lutem rikthehu” ; Fero i kërkon falje publike

Reperi i njohur Fero i ka befasuar të gjithë ndjekësit pasi i ka kërkuar falje publike Arbenitës. Ky reagim i tij vjen pasi është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij, madje ka bërë edhe deklarata ku shprehej që nuk kishte lidhje me gruan e tij, pasi ai tashmë besonte në Allah dhe kishte të tjera qëllime në jetën e tij.

Por së fundmi ai i ka kërkuar modeles të rikthehet tek ai pasi ka ndryshuar rrënjësisht dhe nuk është më ai i pari. “Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemrës tënde. U bë kohë e gjatë që kur marrëdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbrazëtinë që më jep kjo gjendje jam përpjekur ta kaloj me optimizëm, që një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohet…

“Të lutem rikthehu” ; Fero i kërkon falje publike

Eh sa mërzitem kur nuk me flet dhe në momentin që më flet demonstron doza urrejtje. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për t’u sjellë ashtu. Më beso që sa herë mendoj kush kam qenë dhe çfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër.

Përtej të gjithave, dua të të falënderoj thellësisht nga zemra që u bërë shkak për ndryshimin tim, këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtetë kur them që ti je shkaku dhe arsyeja e këtij ndryshimi.

Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore, të maskuara me lumturi të rrejshme, pas atij depresioni të kamufluar me buzëqeshje, unë gjeta paqen shpirtërore në praktikimin e fesë. Prehjen shpirtërore për të cilën luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

“Të lutem rikthehu” ; Fero i kërkon falje publike

Do të jem falënderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lart, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta te të jetuarit për Allah, janë vetëm dy gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër.

Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time por ti ende nuk beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqëron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kërkimfalje.

Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qenë vetvetja, tani të kërkoj mundësinë e fundit. Me këtë mesazh nuk dua të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh”, ka shkruar ai.

“Të lutem rikthehu” ; Fero i kërkon falje publike“Të lutem rikthehu” ; Fero i kërkon falje publike

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF