Këngëtari i njohur Blerim Muharremi po shijon prej muajsh një romancë të re dashurie. Ai ende nuk ka publikuar portretin e saj, por vazhdimisht zgjedh të postojë momente romantike me të. Së fundmi ai ka publikuar një foto teksa ata janë duke darkuar me njëri-tjetrin. Blero e ka shoqëruar postimin me një emoji me zemër.
Gjithçka dihet rreth kësaj historie është se ata jetojnë dashurinë në distancë pasi partnerja e Bleros jeton në Gjermani. Pak kohë më parë ai e konsolidoi marrëdhënien me partneren, pasi e prezantoi atë edhe me vajzën e tij Tarën.
Artisti postoi një foto teksa ndodhej në ashensor me dy vajzat e tij të preferuara, por duke u kujdesur për t’ia mbuluar portretin të dashurës së tij.
Në një intervistë të dhënë për “Bordo” ai u pyet për këtë raport të ri, ku u shpreh se ishte mëse i lumtur, “Me rëndësi për mua është që jam super i lumtur dhe partnerja ime njësoj. Ajo nuk do të jetë publike dhe unë ja respektoj dëshirën”.
Ndërkohë për sa i përket pjesës që ai ka qenë transparent me publikun për jetën private, ai u shpreh i penduar, “Po kam qenë shumë transparent me jetën time, por realisht jam penduar sepse mendoj që shpesh ma kanë keqpërdorur sinqeritetin tim. Jo të gjithë sigurisht, por shumë prej tyre po”.



















