Gerard Depardieu mbrohet ndaj akuzave për përdhunim dhe betohet se "nuk ka abuzuar kurrë me një femër". Aktori franceze e pohoi këtë në një letër të hapur për gazetën “Le Figaro” në mesin e pretendimeve për “përdhunim” dhe “dhunë seksuale”. "Nuk mund të toleroj më atë që lexoj për veten time prej disa muajsh. Por përballë Gjykatës së medias më ka mbetur vetëm fjala”, shprehet artisti 74 vjecar.
Për këtë arsye, sic thotë, pasi heshti për disa kohë, tani ka vendosur të dalë hapur. "Mendova se nuk duhet të më interesonte - shkruan Depardieu - por jo, nuk është kështu.
E gjithë kjo më prek shumë rëndë. Më keq akoma, më godet shumë. Sot nuk mund të këndoj më këngët e Barbarës (artistja e famshme franceze, kantautori dhe aktore, red.) sepse një grua që donte t'i këndonte me mua më akuzon për përdhunim. Më në fund po ju them të vërtetën time. Asnjëherë, në mënyrën më absolute, nuk kam abuzuar me një grua." Ai jep variantin e tij. "Një grua erdhi tek unë, u ngjit në dhomën time me dëshirën e saj dhe sot pretendon se është përdhunuar. U kthye edhe për herë të dytë. Nuk ka pasur asnjëherë detyrim, dhunë apo protestë. Ajo donte të këndonte këngët e Barbarës me mua në Cirque d'Hiver. Unë i thashë jo. Dhe ajo më raportoi”, shkruan ai.
Gruaja në fjalë, Charlotte Arnould, a ishte ndoshta "nën ndikimin" e dikujt apo diçkaje? "Të gjithë jemi nën ndikimin e dikujt apo diçkaje. Unë vetë jam i ndikuar: nga ADN-ja ime, nga familja, nga shoqëria, nga paratë, nga argëtimi, nga alkooli dhe nga kinemaja", thotë Depardieu.