Pamela Anderson thuajse nuk njihej në daljen e saj të fundit publike. Aktorja 56-vjeçare e ‘Baywatch’ u shfaq e veshur me një kostum të gjerë e kapele në një darkë në Paris. Duket se ajo ka hequr dorë nga veshjet provokuese dhe make up-i, teksa prej kohësh shfaqet “ujë e sapun”.
Anderson vendosi të promovojë natyralitetin dhe pranoi ftesën e stilistit Andreas Kronthaler për të veshur disa kostume dhe pallto nga koleksioni Vjeshtë 2023 në Javën e Modës në Paris. Ish-ylli i Playboy përqafon moshën e saj dhe demonstron një pamje të thjeshtë dhe natyrale në veshjet e markës së famshme Vivienne Ëestëood. Fansat e aktores u emocionuan shumë kur e panë të tillë. Shumë e vlerësuan qëllimin e tij për të promovuar natyralitetin. Të tjerë, megjithatë, dolën me këshilla:
"Një zonjë shumë e bukur";
"Je ende e bukur";
"Më pëlqen ajo, por ajo duhet të bëjë diçka me ato flokë"
“Foto shumë të bukura”, janë vetëm disa reagime për postimin e mësipërm.
Aktorja dhe modelja, Pamela Anderson hoqi dorë nga të gjitha artificat që e ndihmonin të dukej ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Me grim natyral dhe pa flokë të shtuar, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në një darkë në Paris, me rastin e lansimit të koleksionit të modës që promovon.