Në përgjigje të akuzave për përdhunim ndaj aktores Charlotte Arnould, Gerard Depardieu ka shkruar një letër të hapur në gazetën franceze "Le Figaro". 5 vite pasi filloi i gjithë procesi ligjor, ai ka shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve dhe historisë.
"Unë nuk mund të fal më atë që kam dëgjuar, atë që kam lexuar për veten time prej disa muajsh. Mendova se nuk më interesonte, por jo. E gjithë kjo më vjen dhe më prek mua. E gjithë kjo ndikon mua", ka shkruar ai në nisje të letrës së tij.
Pretendimi i aktorit është se ai nuk ka abuzuar kurrë me një grua. "Një grua erdhi me mua për herë të parë, me një ritëm të shpejtë, erdhi në dhomën time me dëshirën e saj. Dhe sot ajo thotë se u përdhunua atje. Ajo u kthye për herë të dytë. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë kufizim, dhunë apo protestë mes nesh", shtoi ai.
Krahas këtij versioni të ri të ngjarjeve, ai qorton mediat edhe për atë që për të ka qenë “një linçim publik”, ndonëse e ka pranuar edhe se ka qenë “provokues” megjithatë, ai vazhdimisht mohon se është “përdhunues”.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga viktima e cila hedh poshtë deklaratat e aktorit. Carine Durrieu-Diebolt, avokatja e Charlotte Arnould, ka deklaruar se ajo që ka shkruar Depardieu “nuk është e vërteta e Charlotte dhe sigurisht që nuk do të konfirmohet në gjyq”.
Në fillim të këtij viti, akuza të reja për sulme seksuale ose ngacmime iu drejtuan aktorit nga 13 gra që dyshohet se ndodhën gjatë xhirimeve të 11 filmave të publikuar midis viteve 2004 dhe 2022, sipas Mediapart. Në përgjigje, përfaqësimi ligjor i aktorit tha se aktori ka mohuar "të gjitha akuzat që mund t'i nënshtroheshin ligjit penal".
Gerard ka luajtur në një numër filmash francezë duke përfshirë Lou Lou, The Dogs, La Chèvre, The Woman Next Door, Les Compères, Jean de Florette dhe Camille Claudel.