Arbana Osmani vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale. Moderatorja ka zbuluar së fundi përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
E teksa po shijon pushimet atje, ajo ka ndarë në “Instagram” një foto të saj ku shihet me një këmishë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë. Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.
Disa ndjekësve, kjo veshje nuk iu duk e përshtatshme. Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, ndoshta edhe një mesazh pak ‘ironik’. “Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.
“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana. Këtë koment, e postoi edhe në “Instastory” e krahas tij shkruan: “Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.