Ilirin e ndalëm në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit vetëm pak minuta pasi shfaqja e baletit ‘United Dance Tirana’, drejtuar nga ai mbylli siparin e edicionit të parë.
Ende i kapluar nga emocionet dhe ethet e një fundprojekti, balerini i njohur u tregua tejet xhentil për të na dhënë një intervistë ekskluzive, me gjithë ndërprerjet e herëpashershme nga dashamirës dhe miq të Ilir Shaqirit që kërkonin vëmendjen e tij...
Krahas komplimenteve për shfaqjen, nuk mund të mos e pyesnim ish-fituesin e edicionit të parë VIP të Big Brother nëse do të do dontë ta përjetonte sërish atë eksperiencë. Dhe për habinë e askujt, Ilir Shaqiri është mëse i hapur dhe nuk ngurroi të shprehë dëshirën për të qenë sërish një banor VIP në reality show-n e famshëm. Mund të kemi në Big Brother 3 Iliri Shaqirin?!
Mandej balerini i njohur u tregua i gatshëm që përballë kamerës së Revista Bordo të ndante me ne opinionet personale që ka për Luiz Ejllin dhe ish-rivalin e tij Donald Veshaj. Për ta mbyllur këtë intervistë me ‘Dancing With The Stars’, projektin më të fundit të Shaqirit, që e rikthen atë ‘në shtëpi’...Do jetë më mirë këtë sezon me ardhjen e Ilirit spektakli i kërcimit, apo...?!
Ndiqeni videon e plotë.