KreuCelebrity

Olsi Bylyku në një lidhje të re dashurie me gazetaren e njohur?

Olsi Bylyku disa muaj më parë i dha fund lidhjes disavjeçare me Egli Takon, dhe së fundmi në mediat sociale po përflitet se ai ka nisur një romancë të re. Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije s bëhet fjalë për një gazetare, dhe vajza në fjalë nuk është një personazh i njohur për publikun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Po e njëjta media raporton se lidhja e dyshes është serioze, pasi sipas saj vajza misterioze ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të Olsit. Ende nuk dihet nëse lajmet janë të vërteta apo jo, pasi këngëtari ende nuk i ka konfirmuar ato.

Ndërkohë edhe Elgi është përfolur në media për një lidhje, por vetë ajo i mohoi lajmet në një intervistë të dhënë së fundmi. Ajo u shpreh se mes tyre për momentin nuk ka asgjë përpos miqësisë.

Olsi Bylyku në një lidhje të re dashurie me gazetaren e njohur?

“Djali është një shok shumë i mirë i imi. Është një nga njerëzit që më ka ndihmuar përpos trajner personale. Më ka futur më thellë në botën e fitnesit. Në aspektin e jetës personale kemi diskutuar. Është një njeri që e kam pasur shumë afër vetes. Tani nuk ka asgjë të re në jetën time”, deklaroi ajo.

Më tej ajo u shpreh se ndarja nga Olsi i ka dhënë mundësinë të njohë një anë të vetes që nuk e kishte njohur më parë.

Olsi Bylyku në një lidhje të re dashurie me gazetaren e njohur?

“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falënderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me ndjesitë e tjera. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificat në lidhjen tonë. Pastaj njerëzit nuk mbahen me zor”, u shpreh Egli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF