Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj së fundmi ka qenë pjesë e jurisë së “Miss USA 2023”, një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në Amerikë. Një arritje e madhe kjo për një vajzë shqiptare, dhe Emina nuk ka nguruar aspak që lumturinë dhe gëzimin e saj ta ndajë me ndjekësit e saj me anë të postimve që ka bërë në rrjetin e saj social Instagram.
Në një nga postimet, modelja ka dhënë një mesazh motivues për të gjitha vajzat shqiptare, duke i inkurajuar që të mos dorëzohen për ëndrrat e tyre, duke marrë shembullin e saj se si një vajzë nga një vend i vogël, arriti të bëhet pjesë e spektakleve amerikane.
View this post on Instagram
“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, shprehet modelja.
Emina në jurinë e “Miss USA 2023” ishte përkrah emrave të njohur si, Patrick Starrr, Nicole Miller, Vivica A. Fox. Lajmin, i cili na bën krenarë të gjithëve, si fillim e ka dhënë faqja zyrtare e kompeticionit në Instagram, ku i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura modeles shqiptare, teksa ka renditur disa prej arritjeve të saj.
View this post on Instagram
“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të ‘Miss USA 2023’. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare, duke fituar ‘Elite Model Look Yugoslavia’ në vitin 2001.
Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë.
Ajo themeloi fondacionin “Emina’s Hand Foundation”, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, thuhej në postimin dedikuar Eminës.