Jennifer Lopez mahniti të pranishmit, gjatë paraqitjes së saj në shfaq në Daytime Beauty Aëards, me një fustan të mrekullueshëm me lule. Ajo ishte atje për t'i prezantuar trajneres së saj, Tracy Anderson, një çmim për arritjet e jashtëzakonshme në fitnes në këtë ngjarje.
JLo postoi disa foto para ngjarjes në Instagram, të cilat morën rreth 662,000 pëlqime dhe 8,300 komente nga 252 milionë ndjekës që ajo ka.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me lule ngjyrë rozë, ku lulet dominonin në pjesën e poshtme të veshjes. Fustani i nxirrte në pah krahët dhe gjoksin, teksa e kishte kombinuar me një çantë dore rozë dhe taka të larta në të njëjtën ngjyrë. Fustani ishte pjesë e koleksionit Resort 2023.
Në fytyrën, ajo kishte vendosur blusher dhe buzëkuq rozë për të tërhequr vëmendjen te tiparet e saj duke përfshirë mollëzat e saj të spikatura. "Lulja më e bukur në kopsht", "E gjithë pamja është mahnitëse”, ishin disa nga komentet në postimin e saj.
View this post on Instagram
Teksa u ngjit në podium për t'ia dorëzuar çmimin shoqes së saj, ajo tha: "Tracy Anderson shquhet si krijuesja origjinale, metodat dhe përkushtimi i së cilës për zanatin e saj e mbajnë atë në krye”.
Anderson iu përgjigj në Instagramin e JLo-së, duke shkruar, "@jlo ti je një qenie njerëzore e shkëlqyer! Faleminderit që jeni aty për të më mbështetur! Kam gjithë respektin në botë për ju!"
Trajnerja e fitnesit ka pasur një varg klientësh të profilit të lartë të ndarë nga Lopez, ku përfshihen Victoria Beckham, Madonna dhe Gwyneth Paltrow.