KreuCelebrity

Vetëm për një arsye Rudina Dembacaj do hiqte dorë nga Marku!

Vetëm për një arsye Rudina Dembacaj do hiqte dorë nga Marku!

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është një nga figurat më të dashura të showbizit shqiptar. Kjo edhe për faktin se shpesh herë ajo zgjedh të bëj autoironi e cila e bën atë ndryshe nga gjithë personazhet e tjerë.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale. Teksa është pyetur se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.

Vetëm për një arsye Rudina Dembacaj do hiqte dorë nga Marku!

“Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty”, tha Rudina.

Gjatë intervistës aktorja ka treguar se bashkëshorti i saj, Mark Frroku nuk është xheloz për të pasi ka besim te vetja.

“Marku nuk e shfaq xhelozinë. Mesa duket ka shumë besim te vetja dhe bravo i qoftë. Të them të drejtën nuk ka treguar ndonjëherë kështu dobësish”, tregoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF