Lidhja me shërbyesen, Mildred Baena i kushtoi aktorit të famshëm Arnold Schwarzenegger martesën e tij me Maria Shriver. Ylli hollivudian është rrëfyer së fundi mbi atë situatë, duke shprehur pendesë për gjithcka ndodhi.
“Mos harroni se nuk është se kemi pasur një grindje me Marian”, shpjegoi ai për revistën People në një intervistë të botuar të dielën. “Ne nuk patëm një grindje. Ishte thjesht marrëzia ime”, shkruan New York Post.
Aktori i “Terminator” dhe Shriver qëndruan të martuar për 25 vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2011 pas skandalit. Baena solli në jetë djalin e Schwarzenegger-it, Joseph, pesë ditë pasi Shriver lindi djalin e ciftit, Christopher Schwarzenegger. Pavarësisht të kaluarës së tyre të vështirë, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe Shriver megjithatë duket se kanë arritur të ruajnë një raport miqësor mes tyre.
“Kapitulli im me Marian do të vazhdojë përgjithmonë”, i tha ai Revistës People. “Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të. Ne gjithmonë e kemi bërë shumë të qartë se fëmijët nuk duhet të vuajnë për shkak të situatës sime. Dhe ajo ka gjërat e saj, marrëdhënien e saj, unë kam timen me Heather Milligan, por ne gjithmonë komunikojmë për fëmijët, për festat, për festat e ditëlindjeve, festat e Ditës së Nënës dhe Krishtlindjet”, vazhdon ai.