Emina Çunmulaj ishte së fundi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në Amerikë. Modelja e njohur shqiptare ka qenë pjesë e jurisë së “Miss USA”, ku krahas emrave tjerë të njohur të modës, ka ndihmuar në përzgjedhjen e vajzës më të bukur në konkursin amerikan.
Emina nuk ngurroi ta shpaloste krenarinë për faktin që një shqiptare arriti ta ketë një sukses të tillë, dhe e ndau gëzimin e saj me fansat përmes një videoje të publikuar në InstaStory.
Emina pati edhe një mesazh motivues për të gjitha vajzat shqiptare, duke i inkurajuar të mos dorëzohen, e duke i dhënë shembullin e jetës së saj që nga një vajzë e thjeshtë fshati, arriti nivele të tilla.
“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët deri në moshën 15 vjecare. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, shprehet modelja shqiptare në videon e publikuar.
Emina është lindur dhe rritur në Malin e Zi, ndërsa pas martesës u zhvendos përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.