Elon Musk është paditur nga ish-i i tij Grimes për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre. Lëvizja vjen pasi muzikantja akuzoi Musk se e mbante larg djalit të tyre tre-vjeçar, X, muajin e kaluar.
Si rezultat, Grimes paraqiti një "peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore", më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni. Ajo e bëri këtë sepse ajo dhe themeluesi i Tesla nuk janë të martuar dhe ajo dëshiron që gjykata të përcaktojë se kush konsiderohet prindi ligjor i fëmijëve.
Megjithatë, nuk duket se bashkëthemeluesi i Teslas-s i është përgjigjur peticionit të Grimes.
Muzikantja kanadeze lindi fëmijën e parë, një djalë të quajtur X Æ A-Xii, në maj 2020. Çifti gjithashtu mirëpriti vajzën Exa Dark Sideræl, e njohur ndryshe si Y, nëpërmjet një surrogate në dhjetor 2021.
Muajin e kaluar, biografia e gazetarit Walter Isaacson 'Elon Musk' zbuloi se dyshja kishin edhe një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus, të cilin e pagëzuan Tau.
Pasi Isaacson postoi në Twitter foto të binjakëve të miliarderit, Strider dhe Azure, të cilët ai i ndan me Shivon Zilis, Grimes shkroi në një postim të fshirë që atëherë: "Thuaji Shivon të më zhbllokojë dhe thuaj Elon të më lërë të shoh djalin tim ose ju lutemi t'i përgjigjeni avokatit tim”.