KreuCelebrity

Nuk pendohet! Reagon Albano Bogdo, pas Beatrix Ramosaj!

Nuk pendohet! Reagon Albano Bogdo, pas Beatrix Ramosaj!

Batuta ‘pakripë’ që Albano Bogdo përdori në emisionin e tij të ri në “Vizion Plus”, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike. Pas reagimit të Beatrix Ramosajt, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë aktori Albano Bogdos, i cili si përgjigje ka zgjedhur një thënie të Mark Twain.

"Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb. 1-Lirinë e fjalës 2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes 3-Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat", ka shkuar ai në postimin e tij, duke mos kërkuar falje për batutën e tij.

Nuk pendohet! Reagon Albano Bogdo, pas Beatrix Ramosaj!

Ndërkohë Beatrix në reagimin e saj theksoi se as ajo dhe as familja e saj nuk është fyer nga “humori denigrues”, pasi sikurse këngëtarja thekson tashmë janë imun pasi prej vitesh jetojnë në realitetin e hidhur të showbizit shqiptar.

Ajo theksoi se po merr masa ligjore ndaj tij, teksa falënderon njerëzit për mbështetjen. "Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e ‘komedisë satirike’.

Por, unë doja t'i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lënduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qëllimi tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të showbizit shqiptar e tashmë jemi imunë ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrej veten duke ulur femrën!

Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t'i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizoj nga fillimi se çfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikës shqiptare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren. P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe familjes time këto ditë. Ju falënderoj të gjithëve!"

 

Nuk pendohet! Reagon Albano Bogdo, pas Beatrix Ramosaj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF