KreuCelebrity

Ilir Shaqiri: Big Brother të bën burrë!

 

Edhe pse po afron edicioni i tretë i Big Brother VIP, fituesi i edicionit të parë Ilir Shaqiri, duket se do të ‘përndiqet’ gjithmonë nga kjo eksperiencë, pasi publiku ende ka kureshtje për Ilirin si ish-banor në reality-show-n e njohur.

Ilir Shaqiri: Big Brother të bën burrë!

Ai e quan si një ndër përjetimet më emocionuese të jetës, madje nuk e fsheh as dëshirën për ta përjetuar sërish atë bashkëjetesë në një edicion të ardhshëm. Në një intervistë ekskluzive për kanalin e Revista Bordo në youtube, Shaqiri e quajti Big Brother si ushtri, ku sipas tij një eksperiencë e tillë të bën më të fortë, të bën burrë.

“Unë jam person që kur marr një vendim në jetën time, nuk bëhem kurrë pishman. Sidomos për një eksperiencë të tillë që ja uroj çdo personi ta jetojë, sepse është si puna e asaj që kur shkon në ushtri, të bën burrë thonim ne. Nga Big-u unë mendoj që njerëzit dalin më të pjekur seç ishin më përpara”; shprehet ndër të tjera balerini i njohur.

Ndiqeni intervistën e plotë:

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF