KreuCelebrity

FOTO/ Britney Spears shfaqet shumë e afërt me menaxherin e saj!

Nuk ka kurrë një ditë të qetë për Britney Spears. Ndarja nga ish-bashkëshorti i saj Sam Asghari nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila gjatë procesit të rikuperimit ka postuar një video kontroverse duke kërcyer me thika.

Këngëtarja duhej të dilte me një deklaratë për të qetësuar fansat e saj. Megjithatë, një tjetër imazh i diskutueshëm qarkulloi shpejt në rrjetet sociale. Këtë herë, këngëtarja amerikane ka postuar një foto me menaxheren e saj, Cade Hudson, ku dyshja duken shumë afër.

FOTO/ Britney Spears shfaqet shumë e afërt me menaxherin e saj!

Biznesmeni shfaqet duke e puthur me përzemërsi Spears në faqe dhe kjo ka ngjallur lloj-lloj thashetheme. Nuk ishte vetëm një foto që këngëtarja ka postuar, pasi ajo e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim të gjatë.

"Unë jam në një vend kaq të bukur! Jam shumë me fat që kam miq të mrekullueshëm!!! Deklaratat pozitive janë të rëndësishme për mua për momentin”, shkroi ajo, teksa më pas u tregua e hapur për vështirësitë qe po kalon. 

FOTO/ Britney Spears shfaqet shumë e afërt me menaxherin e saj!

“E them këtë sepse po kaloj një divorc. Të pasqyroja të kaluarën time në një libër nuk ishte e lehtë. Dashuria për veten është kaq e pabesueshme e rëndësishme !!! U zgjova dhe qava sepse u ndjeva mirënjohës që isha në një vend kaq të bukur”.

"E di se si është të jesh e demoralizuar dhe e turpëruar. Jam shumë e ndjeshme dhe tepër e ashpër me veten. Kam ankth social dhe bëj terapi me kuaj!!”, tha ajo ndër të tjera.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF