Andie MacDowell ishte ylli i mbremjes gjatë spektaklit të L’Oreal në Javën e Modës në Paris fundjavën e kaluar, ku sfiloi me sutjena te zeza e shfaqi me krenari flokët e thinjura. 65-vjeçarja vuri në pah dekoltenë ndersa kombinoi veshjen tërësisht të zezë me këpucë me platformë metalike dhe nje grim "dramatik" të syve.
Me pamjen e saj energjike, 66 vjecarja tërhoqi vemendjen te vetja, teksa pranimi i plakjes nga ana e saj kanë qenë një frymëzim prej vitesh.
Aktorja eshte e njohur per pamjen e saj natyrale, e cila është dicka e rrallë në Hollywood.
“Nuk më intereson, dua të jem e plakur. Jam lodhur duke u përpjekur të jem e re. Nuk dua të jem e re… Plakja është një realitet, është një mësues intim i dashurisë për veten. Nuk mund ta ndalosh plakjen. Ajo do të ndodhë”, ka thënë ylli hollivudian.
Brendi francez i kozmetikës e organizoi eventin per te prezantuar aty produkte të reja, teksa ambasadorët e markës së famshme u mblodhën në kryeqytetin francez. Spektakli i modës “Walk Your Worth” u mbajt si kremtim i feminilitetit dhe fuqizimit të grave e përveç Andie, në pasarele u shfaqën edhe Eva Longoria, Hellen Mirren, Kendall Jenner e Cindy Bruna.