Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën si udhëheqëse e Finlandës në vitin 2019. Ajo u kthye në një lidere mjaft të pëlqyer, dhe e nxorri në pah Finlandën si një vend i fortë, i qëndrueshëm, por pavarësisht kësaj, zgjodhi ta linte politikën dhe jeta e saj ka ndryshuar shumë.
Marin njoftoi pas muaj më parë ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin kishin 3 vjet martesë e 19 vjet lidhje. Pasi ndryshoi karrierën dhe jetën personale, Marin po shijon një fazë të re, e cila lidhet më shumë me modën.
Së fundmi, 37-vjeçarja udhëtoi drejt Parisit për të qenë në sfilatën e Victoria Beckham, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm si Kim Kardashian, Pamela Anderson dhe Eva Longoria.
https://www.instagram.com/p/Cx7POwoNDuQ/?utm_source=ig_web_copy_link
Ish kryeministrja finlandeze qe tashmë po shijon jetën e re, zuri një vend kryesor në shfaqjen e Victoria Beckham - dhe ndau një seri ‘selfie’-sh magjepsëse nga prapaskenat e eventit të listës A. Me një buzëkuq të kuq të ndezur dhe një fustan me mëngë të veshura nga Victoria Beckham prej 1024 £, Sanna - dukej më shumë si një ‘influencer’ sesa një politikane.