KreuCelebrity

Kiara Tito rikthehet në ekran, pas 3 ditësh!

Kiara Tito rikthehet në ekran, pas 3 ditësh!

Moderatoja Kiara Tito do të rikthehet në ekran më 8 tetor. Ajo do të moderojë “DWTS Fan Club”, i cili do të vijë pranë publikut çdo të diel, në orën 12:45, në ekranin e Top Channel.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Ky lajm sapo është dhënë nga faqja zyrtare e programit “Dancing with the Stars” në rrjetin social Instagram. Mësohet se në “DWTS Fan Club” do të diskutohen debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta të konkurrentëve.

Kjo eksperiencë e re për Kiara Titon, vjen pasi ajo gjatë verës ishte pjesë e programit “Kepi i VIP-ave”. Mesa duket tashmë gjithçka është gati, pasi “Dancing with the Stars” fillon më 6 tetor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Personazhet më të dashur, që si kurrë më parë do t’i shohim duke kërcyer, së bashku me balerinët profesionistë. Javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Anëtarët e jurisë së këtij viti, janë: Ilir Shaqiri si kryetar, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF