Nëse ka një element kryesor për të na bashkuar të gjithëve, kur të gjithë njëzëri e përqafojmë, ai është fustani i zi i vogël. Pothuajse të gjitha ne e kemi një fustan të zi në garderobë që të zgjidh hall sa herë që na duhet një zgjidhje e minutës së fundit, për një ftesë të papritur për të dalë me mikeshat, një takim i parë romantik që të bën nervoze dhe të gjitha ato situata ku asgjë tjetër në pgardërobën tuaj nuk duket si duhet.
Por këtë sezon, është koha për të përqafuar epokën e fustanit të vogël kaf. Nuancat e pasura të çokollatës, karamelit dhe kafesë janë një lajm i madh për vjeshtë/dimër 2023, duke u futur në koleksionet e sezonit të festave në formën e mini apo maksi fustaneve.
Nëse një gardërobë me ngjyrë të zezë nga koka te këmbët është zona juaj e rehatisë, është e drejtë të thuhet se mund të mos të tërhiqesh menjëherë nga ky ndryshim i paletës: kafeja mbart një reputacion mjaft të padrejtë për të qenë pak e zymtë. Por siç rezulton, kafeja është një opsion i përkryer magjepsës për pas errësirës: nuancat e pasura të çokollatës ndjehen më të buta se e zeza dhe funksionojnë veçanërisht mirë me një shkëlqim stoli ari dhe grim me shkëlqim karamel.
Trend të cilin menjëherë e kanë përqafuar edhe vajzat tona të famshme, pasi në shumë prej tyre kemi parë të kenë veshur një fustan të vogël kaf!
Duket se tashmë është epoka e 'little brown dress'.