Shkaktoi reagime te shumta deklarata e Albano Bodgos lidhur me eksperiencën e Beatrixit në BBV dhe marrëdhënies se saj me Donald Veshajn. Në fakt, nuk ishte humori që e vuri ne qender te vemendjes aktorin e ‘Apartamentit 2xl’ , por gjuha denigruese qe ai perdori.
Në lidhje me komentin e shumepolemizuar, reagoi se fundi edhe Arbana Osmani.
Në një postim në Instagram, një ndjekëse i ka shkruar: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“.
Si fillim, Arbana i kërkoi ndjekëses t’i tregojë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa më pas u shpreh: “Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla“, mbyll shkrimin Arbana, e cila nenkuptoi keshtu se e konsideron te drejte nje hap te tille.