KreuCelebrity

Kim Kardashian: Nëse do të shihni fytyrën time pa make-up do të shokoheni!

Kim Kardashian: Nëse do të shihni fytyrën time pa make-up do


Edhe pse 42 vjeç Kim Kardashian duket se ende vuan nga aknet, të cilat në këtë moshë quhen ‘adult acne’.
Kim Kardashian zbuloi një sekret për lëkurën e saj në një intervistë për Refinery29 të mërkurën.

Kim Kardashian: Nëse do të shihni fytyrën time pa make-up do

Ylli i realitetit televiziv foli për luftën me puçrrat e të rriturve edhe pse publiku nuk i ka vënë re pasi ajo e mban lëkurën problematike të fshehur vërtet mirë nën grim.

Kim Kardashian: Nëse do të shihni fytyrën time pa make-up do


“Oh, unë kam shumë puçrra të mëdha në fytyrë. Dhe unë e kam dokumentuar lëkurën me akne nëpërmjet fotove. Unë mendoj se nëse njerëzit do ta shihnin lëkurën time pa make p do të shokoheshin”; tha Kim.


Për t'u marrë me aknet ajo tha se filloi të luante me produkte të ndryshme dhe madje të përfshinte përbërës që i pëlqente në markën e saj luksoze të kujdesit të lëkurës, SKKN nga Kim. Themeluesja e SKIMS tha se ky udhëtim ishte diçka që ajo nuk e kishte menduar kurrë se do ta përjetonte në të 40-at e saj.


Ylli i Kardashians zbuloi gjithashtu se lëkura e saj ishte bërë më e ndjeshme me kalimin e viteve dhe ajo punoi shumë për të identifikuar shkakun e akneve të saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF