Ky sezon e gjeti Megi Pojanin si moderatore të programit të dashurisë 'Përputhen'.
Ndërsa duket se Megi u përshtat më së miri me formatin që në puntatat e para, këtë mëngjes ish e zonja e shëpisë, Bora Zemani ka komentuar për herë të parë zëvendësuesen e saj.
E ftuar në programin 'Wake Up' ndër të tjera Bora, u pyet se si i është dukur Megi Pojani si prezantuese e programit të cilin ajo e moderoi për dy sezone me radhë.
“Megi për mua është zgjedhja e duhur për Për’puthen’ me stilin e vetë të prezantimit, shumë sportive. Më pëlqen. Kur e mora vesh që do ishte ajo prezantuese më tingëlloi shumë mirë. Thashë: “Megi super”. deklaroi Bora.
Sakaq Bora Zemani është këto orë nën ethet e premierës së spektaklit të kërcimit 'Dancing With The Stars' që nis mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel.