KreuCelebrity

Baba për herë të dytë, Renis Gjoka ka një këshillë të vyer për to!

Baba për herë të dytë, Renis Gjoka ka një

Këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të dytë. Pas vajzës së tyre Aura, ata janë bekuar sërish me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Heidi.  

Baba për herë të dytë, Renis Gjoka ka një

Së fundmi këngëtari ka dhënë një intervistë për “Aldo Morning Show”, dhe ka rrëfyer emocionet dhe ndjesitë e tij si baba i dy vajzave.

Baba për herë të dytë, Renis Gjoka ka një

I pyetur se si do ta përshkruante veten si baba, Renisi tha, "Të them të drejtën, i mirë jam. Mirë, shumë bukur. Unë s’kam ndryshuar. Kemi filluar të dobësohemi madje, jemi në aktivitet”.

Ndërkohë në lidhje me një prej këshillave që do t’i jepte gocave kur të rriten, Renisi u shpreh, "Mendoj që një nga armët e forta që mund të ketë një njeri dhe të jetë i pastër me ndërgjegjen e vet është të thotë gjithmonë të vërtetën dhe atë që mendon, t’i shmangë gënjeshtrat, qoftë edhe të vogla, të jetë gjithmonë i drejtpërdrejtë sepse siç thotë gjithmonë ajo shprehja që thuaj gjithmonë të vërtetën, s’do kesh nevojë të mbash mend se çfarë ke thënë”.

Baba për herë të dytë, Renis Gjoka ka një

Pjesë nga biseda:

Aldo: U bëre me dy goca. Aura dhe… vajza e vogël, si ia vutë emrin?

Renis Gjoka: Heidi.

Aldo: T’i kesh me jetë dhe me shëndet! Si do ta përshkruash veten si baba?

Renis Gjoka: Faleminderit! Të them të drejtën, i mirë jam. Mirë, shumë bukur.

Aldo: Pra, është e vërtetë ajo që thoni s’ndryshojmë?

Renis Gjoka: Jo, unë s’kam ndryshuar.

Aldo: Në fakt, bërja baba të ndryshon, sikur të rrumbullakos paksa?

Renis Gjoka: Jo, kemi filluar të dobësohemi madje, jemi në aktivitet.

Aldo: Cila është një prej këshillave të tua që do ti japësh gocave kur të rriten?

Renis Gjoka: Mendoj që një nga armët e forta që mund të ketë një njeri dhe të jetë i pastër me ndërgjegjen e vet është të thotë gjithmonë të vërtetën dhe atë që mendon, t’i shmangë gënjeshtrat, qoftë edhe të vogla, të jetë gjithmonë i drejtpërdrejtë sepse siç thotë gjithmonë ajo shprehja që thuaj gjithmonë të vërtetën, s’do kesh nevojë të mbash mend se çfarë ke thënë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF