KreuCelebrity

Ambjent stresues- qeni i Bidenit dëbohet nga Shtëpia e Bardhe se kafshoi stafin!

Ambjent stresues- qeni i Bidenit dëbohet nga Shtëpia e Bardhe se

CNN raportoi se qeni i dashur i familjes Biden, Commander, kishte kafshuar më shumë se 11 agjentë të Shërbimit Sekret dhe stafin e Shtëpisë së Bardhë. Një qen tjetër ishte dërguar më parë të jetonte me miqtë e familjes, për incidente të ngjashme.

Çifti Biden e ka dërguar qenin gjerman dyvjeçar të stanit, të quajtur "Komandant", në një vend të panjohur, ndërsa Shtëpia e Bardhë studion "hapat e ardhshëm" që do të ndërmarrë.Shërbimi Sekret deklaroi se „Komandanti" kishte kafshuar 11 agjentë të tij. CNN raportoi se numri i personelit qeveritar të kafshuar nga qeni ishte më i lartë. "Presidenti dhe Zonja e Parë kujdesen thellësisht për sigurinë e atyre që punojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe të atyre që i mbrojnë çdo ditë”, tha Elizabeth Alexander, drejtoreshë e komunikimit për gruan e Biden-it, Jill.

"Ata mbeten mirënjohës për durimin dhe mbështetjen e Shërbimit Sekret Amerikan dhe të të gjithë të përfshirëve, teksa vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje”, shtoi ajo. "Komandanti" nuk është aktualisht në kampusin e Shtëpisë së Bardhë ndërsa hapat e ardhshëm janë duke u vlerësuar," shtoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Deklarata erdhi disa orë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u pyet nga gazetarët gjatë një konference ditore në lidhje me pretendimet se „Komandanti" kishte kafshuar së fundmi një punonjës të Shtëpisë së Bardhë. Në përgjigje, zyra e Zonjës së Parë tha se kopshtari kryesor i Shtëpisë së Bardhë po luante me qenin dhe se atij nuk i qe çarë lëkura në një incident kafshimi që u fotografua nga një turist.

Qeni u pa për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë më 30 shtator. Kjo është kafsha e dytë e Presidentit Biden që e largojnë nga Shtëpia e Bardhë për shkak të sjelljes, pasi qenin gjerman të stanit „Major" e dërguan të jetonte me miqtë e familjes në shtetin e Delaware-s, në verilindje të vendit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF