Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë bërë prindër për herë të parë së bashku. Lajmin e ëmbël ata e kanë dhënë me anë të një postimi të përbashkët në rrjetin e tyre social Instagram.
“Mavie jonë mbërriti për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë.. faleminderit që na zgjodhe”, shkruhej përkrah postimit, të cilin e shoqëruan me disa foto fotografi shumë të bukura, mes të cilave çifti puthte vajzën e tyre dhe Neymar shfaqej duke larë atë.
View this post on Instagram
Bruna, 29 vjeçe, zbuloi se emri i vajzës së tyre do të thotë "jeta ime", ndërsa të shumta ishin mesazhet e urimit që ata morën. Skuadra saudite e Neymar, Al-Hilal ishte një nga të parët që uruan çiftin, ndërsa braziliani olimpik 100 metra me pengesa, Maurren Maggi komentoi "Zoti e bekoftë".
Mavie është fëmija i parë së bashku i çiftit, ndërsa Neymar tashmë ka një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, nga lidhja e tij e mëparshme me Carolina Dantas.
Ish-ylli i Barcelonës Neymar është në lidhje me Brunën që nga viti 2021, ndërkohë që dolën publikisht në janar të vitit të kaluar.
Ajo njoftoi se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në prill përpara se të dilnin raporte shokuese se Neymar ishte akuzuar për tradhti ndaj partneres së tij modele.