Kjo mbrëmje shënoi fillimin e spektaklit “Dancing With the Stars.” Programi do të bëjë bashkë personazhet më të dashur të publikut, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Emrat e VIP-ave dhe balerinëve që marrin pjesë në këtë show së bashku me kodet e tyre janë:
Arbita & Eni me kodin VIP 1
Saimir & Livia me kodin VIP 2
Eni & Odeta me kodin VIP 3
Sara & Erind me kodin VIP 4
Juliana & Dion me kodin VIP 5
Atalanta & Luxhino me kodin VIP 6
Irgen & Joana me kodin VIP 7
Roerd & Ensa me kodin VIP 8
Ronaldo & Frenki me kodin VIP 9
Sardi & Erisa me kodin VIP 10
Armaldo & Mariana me kodin VIP 11
Elvis&Jora me kodin VIP 12
Enxhi&Silvester me kodin VIP 13
Fifi&Graciano me kodin VIP 14
Ina&Eltion me kodin VIP 15
Bora Zemani dhe Eno Popi janë prezantues të spektaklit, ndërsa juria kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës. Befasoi sakaq deputeti Saimir Korreshi, i cili Shalqirin e Lushnjes e kishte me vete në skenë.
Iliri: Sa e shet kilen?
Saimiri: Shalqi bio, 600 e shes kilen.
Olta: Këmbët i bëre lëmsh, por kishte atmosferë.
Valbona: Shumë e bukur të shikosh një anë tjetër, ishe atmosferë shumë e lezetshme.
Lori: Unë nuk pashë këmbë lëmsh pashë një koreografi korrekte, ishte e këndshme.
Ai siguroi nga Valbona 6 pikë, Lori 6, Iliri 4, Olta 6 pikë.