Pak ditë më parë moderatoja e njohur Luana Vjollca u përfshi në një situatë aspak të këndshme. Një video erotike po qarkullonte në rrjet dhe u pretendua se në të ishte moderatorja e njohur.
Në momentet e para u pretendua se ishte marrë nga një përgjim i një personi shumë të njohur të botës së krimit përmes Sky. Më pas rezultoi se ishte e montuar me Inteligjencë Artificiale.
Lidhur më këtë situatë Luana së fundmi ka reaguar sërish me anë të një postimi të rrjetin e saj social Instagram, duke i dhënë fund kësaj “baltosje”, sikurse ajo e cilëson.
“Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës. Uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen dy të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!
Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë të gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përjetojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrenë zërin e tyre që mund t’ju duket i pafuqishëm por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i behet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet. Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.
Në të njëjtën kohë, uroj shumë të shërbej si shembull për shtetin e të ‘merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknikë të re (Inteligjencën artificiale). Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ia dal sërish me ju në çdo hap. Ju falënderoj nga zemra për çdo falë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë. Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, ka shkruar Luana Vjollca.