Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më simpatike të showbiz-it shqiptar, dhe mbeten në qendër të vëmendjes së publikut. Një prej këtyre momenteve sakaq, kur dyshja u diskutua shumë në mediat rozë, ishte ai i përplasjes në distancë me Dafina Zeqirin.
Sara së fundi, sqaroi në Top Channel dhe “sherrin” virtual me këngëtaren. Gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postimin e Dafinës dhe drama zgjati goxha. Por asnjëra palë nuk bëri sqarim të plotë. Megjithatë ajo tregoi se nuk kishte dashur që situata të merrte këtë lloj drejtimi.
“Unë kam qenë në rregull me Dafinën dhe ish të dashurat e Ledrit. Unë me Dafinën kam ndjenjur. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk e di pse u mërzit. Komentin e Ledrit te fotoja e saj e mora si shaka. Unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë.
Sa herë e kam takuar, kemi qenë shumë të afërta. Ajo është shumë nice. Çdo njeri ka arsyet e veta. Nëse ajo e mendon ashtu le ta mendojë. Unë i uroj gjithë të mirat”, ka thënë Sara, duke i vënë kapak kësaj çështjeje.