KreuCelebrity

Në gjurmët e të atit; Vëllezërit Beckham shfaqin tatuazhin domethënës!

Në gjurmët e të atit; Vëllezërit Beckham shfaqin

David Beckham dhe familja e tij janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumentarit të Netflix 'Beckham'. Së fundmi është zbuluar se djemtë e David Beckham kanë të njëjtin tatuazh.

Dy djemtë e mëdhenj të David Beckham kanë treguar me anë të një postimi në Instagram se ata dhe vëllai Cruz kanë të gjithë të njëjtin tatuazh, duke festuar faktin se janë vëllezër. Brooklyn Beckham është 24 vjeç, Romeo është 21 vjeç dhe Cruz është vetëm 18 vjeç.

Fotot e ngarkuara në uebsajtin e mediave sociale kanë treguar se çdo vëlla ka të njëjtin dizajn, edhe pse nuk e kanë atë në të njëjtin vend. Siç raportohet nga Daily Mirror, Brooklyn dhe Romeo kanë zgjedhur që tatuazhin e tyre ta kenë të vendosur në këmbët e tyre, ndërsa Cruz zgjodhi të bënte tatuazhin e tij në dorë.

Në gjurmët e të atit; Vëllezërit Beckham shfaqinNë gjurmët e të atit; Vëllezërit Beckham shfaqin

Gjatë kulmit të famës së tij botërore si futbollist, çdo lëvizje e David Beckham analizohej dhe vlerësohej. Nga prerja e tij e çuditshme e flokëve deri te marrëdhënia me Victoria Beckham, ish-ylli i Real Madridit ishte i njohur edhe për koleksionin e tij të tatuazheve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CERTIFIED LETTER BOY ???? (@certifiedletterboy)

Në total mendohet se David Beckham ka mbi 60 tatuazhe në të gjithë trupin e tij, ku shumë prej tyre janë parë nga publiku gjatë gjithë karrierës së tij. Dhe tashmë djemtë e tij sigurisht që po ndjekin shembullin e tij duke bërë tatuazhe.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF