KreuCelebrity

Vivien tregon arsyen e ndarjes nga Getinjo!

Vivien tregon arsyen e ndarjes nga Getinjo!
Marrëdhënia e Vivien dhe Getinjos ka qenë ndër më të komentuarat në media për shkak të ndarjeve të tyre. Së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me top” Vivien ka rrëfyer për herë të parë arsyen e ndarjes nga reperi.

Sipas saj marrëdhënien e tyre e shkatërroi vesi i Getinjos për bixhozin.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin.”

Vivien tregon arsyen e ndarjes nga Getinjo!

“Është shumë keq kur një marrëdhënie përfundon për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin. Por kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë, bixhozi është shumë keq.

Unë jam munduar shumë edhe familja e tij është munduar edhe ai vetë është i vetëdijshëm, por mjafton shumë pak që njeriu të rrëshkasë. Është gjynah se është në kulmin e jetës.”

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF