Olsi Bylyku disa muaj më parë i dha fund lidhjes disavjeçare me Egli Takon, dhe së fundmi në mediat sociale po përflitet se ai ka nisur një romancë të re. Pak ditë më parë burime për “Vip Magazine” zbuluan se bëhej fjalë për një gazetare, por që nuk ishte një personazh i njohur për publikun.
Së fundmi burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë mësuar se aktori i humorit prej katër muajsh po shijon romancën me të dashurën e re, Denada Lura. Ajo është gazetare në emisionin e Rudinës në TV Klan, ku dhe është njohur me artistin.
Gjithashtu është vënë re se Denada ndjek në Instagram edhe “vjehrrën dhe kunatën”, pra nënën dhe motrën e Olsit dhe anasjelltas. Është siguruar edhe një foto ku duken Olsi dhe gazetarja të veshur me të njëjtën bluzë.
Ndërkohë edhe Elgi është përfolur në media për një lidhje, por vetë ajo i mohoi lajmet në një intervistë të dhënë së fundmi. Ajo u shpreh se mes tyre për momentin nuk ka asgjë përpos miqësisë.
“Djali është një shok shumë i mirë i imi. Është një nga njerëzit që më ka ndihmuar përpos trajner personale. Më ka futur më thellë në botën e fitnesit. Në aspektin e jetës personale kemi diskutuar. Është një njeri që e kam pasur shumë afër vetes. Tani nuk ka asgjë të re në jetën time”, deklaroi ajo.