KreuCelebrity

Të mos flasë në publik, të hajë vetëm ushqime të caktuara...rregullat "e frikshme" të Kanye West për të shoqen, Bianca Censori!

Të mos flasë në publik, të hajë vetëm ushqime

Një burim zbuloi ekskluzivisht për Daily Mail se gruaja e Kanye ka një mesazh të prerë për të gjithë ata që e pyesnin "nëse është mire ". Bianca u thotë  se janë thjesht xhelozë për suksesin e saj.“Disa nga miqtë e saj më në fund arritën të komunikonin me të, por ajo nuk ishte e interesuar të fliste dhe nuk deshi t`ia dinte  për shqetësimet e tyre për të. U tha të mbyllnin gojën e të vazhdonin jetën. Ajo pretendon se miqtë e saj janë shumë xhelozë për suksesin që ka arritur”, tha një mik i ngushtë për burimin e lartpërmendur. 

Çfarë rregullash duhet të ndjekë Bianca Censori? 

Të mos flasë në publik, të hajë vetëm ushqime

Sipas të njëjtit tabloid britanik, Kanye West ka një sërë rregullash të çuditshme për gruan e tij.“Bianca nuk lejohet të flasë në publik dhe duhet të veshë vetëm atë që ai dëshiron. Asaj po ashtu i kërkohet të hajë ushqime të caktuara dhe të bëjë ushtrime, edhe pse Kanye vetë përton të stërvitet. Ajo nuk mendon më për veten dhe e dëgjon atë, sepse ai e ka bindur se ata janë me prejardhje fisnike”, shtoi burimi. 

Të mos flasë në publik, të hajë vetëm ushqime

Kjo nuk është hera e hera e parë që Kanye u imponon disa gjëra njerëzve përreth tij. Gjatë një pasarele në Yeezy, ai kishte udhëzime të qarta për modelet e tij. “Asnjë foto seksi. Mos bëni si interesante. Asnjë lëvizje e shpejtë, asnjë lëvizje e ngadaltë,” u tha Kanye atyre. Modelet nuk u lejuan të “pëshpërisnin, buzëqeshnin, këndonin, kërcenin apo të kishin kontakt me sy”.  

Të mos flasë në publik, të hajë vetëm ushqime

Kanye pranoi se ndërsa punonte për albumin e tij "Jesus is a king" ai u kërkoi personave të përfshirë që të frenoheshin nga seksi paramartesor. "Kishte raste kur u kërkoja njerëzve që të mos bënin seks paramartesor gjatë punës në album. Unë i pyeta: "A mund të punoni dhe të përqendroheni në këtë?". Mendova se të gjithë mund të përqendroheshim dhe të agjëronim - familjet që luten së bashku, qëndrojnë së bashku”, shpjegoi Kanye. Daily Mail konfirmoi gjithashtu se martesa e Kanye me Biankën është legjitime. Të dy u martuan më 20 dhjetor 2022, në Palo Alto, Kaliforni, sipas dokumenteve te siguruara nga Daily Mail. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF