Mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, një prodhim i Top Channel Films. E teksa në tapetin e kuq kaluan yjet e filmit, të pranishëm në të ishin edhe figura të tjera të njohura të televizionit.
Ajo që ranë sy të të gjithëve ishte mungesa e Arbana Osmanit dhe partnerit të saj Eduart Grishaj. Në një event të tillë, aq më tepër që personazhet kryesore të këtij filmi, Luizi dhe Olta , ishin pjesë e ‘reality show’ që moderatorja drejton, dhe prej andej lindi edhe ideja e filmit, ndaj prania e saj ishte e pritshme.
Por ajo jo vetëm, që nuk ishte prezente por edhe në rrjetin e saj social Instagram, në të cilin është shumë aktiv, zgjodhi që të mos bënte asnjë urim. Ndjekësit kanë vënë re që ndryshe nga çdo ditë tjetër, Arbana nuk hodhi asnjë postim tjetër, ndoshta një mënyrë që mos të binte në sy, që në këtë ditë të rëndësishme për Top Channel, të cilën ajo e cilëson si shtëpinë e saj, prania dhe urimi i saj mungoi.
Në media është folur herë pas here për krizë të mundshme mes moderatores dhe pronarëve të Top Channel, edhe vitin e kaluar me pjesëmarrjen e saj si drejtuese e Festivalit të Fundvitit, dhe këtë vit, ku thuhet se ajo është kundër të qenit të Luizit si opinionist i BBV, ndryshe nga drejtuesit e Topit..
-
Burime për BORDO/ Nuk u pa, por Arbana Osmani ishte në premierë!
10 Tetor, 11:49
Mbetet për t’u parë.. por ajo është fakt që Sara dhe Lori e kanë mbështetur partnerin e saj gjatë promovimeve të filmave të tij, ndërkohë çifti nuk e bëri diçka të tillë../bordo.al