KreuCelebrity

Ish banorja e Big Brother VIP në pritje të ëmbël!

Ish banorja e Big Brother VIP në pritje të ëmbël!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja.

Ish banorja e Big Brother VIP në pritje të ëmbël!

“Mezi pres! Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël!

Ish banorja e Big Brother VIP në pritje të ëmbël!

Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti.

Ish banorja e Big Brother VIP në pritje të ëmbël!

Nuk e di çfarë ndodh me psikozën e një vajze/gruaje gjatë shtatzënisë, por di të them që për mua ishte rilindje e vërtetë. M’u duk sikur njoha një tjetër Gigliola gjatë këtyre muajve, ndryshe, më të përgjegjshme, më të kujdesshme, me ‘paqe e dashuri në botë’ dhe shumë e gatshme për t’i trasmetuar këto ndjesi edhe të tjerëve.

Padyshim bashkë me to rritet frika dhe ndjesitë e fajit, ose edhe mërzia nga ndryshimi i trupit dhe pamjes fizike. Një rizbulim përjetimesh e frikshme!”, u shpreh Gigliola në një intervistë për Revistën Class.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF