KreuCelebrity

Ç’duhet të dini për çiftin e ri (të supozuar) Gigi Hadid dhe Bradley Cooper?!

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u panë pak ditë më parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Aktori dhe supermodelja janë fotografuar së bashku duke u larguar nga një restorant italian, Via Carota, në Nju Jork, të enjten e kaluar, më 5 tetor.

Më pas të dy hipën në të njëjtën makinë. Fotot menjëherë bënë xhiron e internetit dhe nuk mund të mos pyesim veten nëse ka lindur një dashuri e re. Një darkë joformale, por që ndezi kureshtjen e shumëkujt.

Fatkeqësisht, në atë rast, paparacët nuk i dalluan asnjë shenjë të dukshme dashurie; edhe pse Gigi Hadid dhe Bradley Cooper dukeshin rehat në shoqërinë e tyre përkatëse. Për momentin, megjithatë, nuk është e qartë nëse dalja ishte një takim romantik pasi asnjëra nga dy palët nuk ka komentuar për këtë çështje.

Ylli i filmit kohët e fundit ishte i lidhur me politikanen amerikane Huma Abedin, me të cilën filloi të takohej pasi të dy morën pjesë në Met Gala të vitit 2022. Më parë, Cooper ishte në një lidhje katërvjeçare me Irina Shayk, e cila është nëna e vajzës së tyre, Lea De Seine. 

Supermodelja ka gjithashtu një vajzë, Khai, e lindur më 20 shtator 2020, me ish-muzikantin e One Direction, Zayn Malik.

Pas ndarjes me Zayn, Gigi Hadid u shfaq në faqet e thashethemeve për një lidhje të mundshme me Leonardo DiCaprio, edhe pse kjo nuk duket se ka ndodhur kurrë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF