Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ pati premierën mbrëmjen e 9 tetorit, teksa aktorë të kastit dhe emra të tjerë të spektaklit, ekranit e botës së televizionit parakaluan në tapetin kuq, për të cilin organizatorët kishin treguar një kujdes të veçantë. Siç ndodh nëpër evente të tilla, editorët e modës apo edhe publiku i thjeshtë komentojnë veshjet dhe dukjen fizike të të pranishmëve.
Kësaj here Bordo nuk i përfshiu editorët e modës, por nëpërmjet këtij sondazhi ftoi të gjithë lexuesit ta zgjedhin ata se cila prej vajzave VIP është veshur më bukur në parakalimin e tapetit të kuq . Duket se votimi kësaj here ishte pothuajse unanim pasi moderatorja Kiara Tito është përzgjedhur si ajo që është veshur më bukur. 91 % e votuasve pra rreth 3000 vota nga 3328 që ishin gjithsej kanë shkuar për partneren e protagonistit të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ Luiz Ejlli’.