Në emisionin e binjakëve Veshaj ka hapësirë edhe për talentet e reja,e një nga këto talente është një vajzë, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet me këngën që Beatrix Ramosaj dikur i dedikoi Donaldit në natën finale.
E pyetur nga Romeo se përse zgjodhi këtë këngë e nëse e bën të vuajë, Eixhi tha jo,por bën të tjerë të vuajnë. “Më pëlqen shumë teksti i asaj kënge, e përse jo”, u shpreh vajza. Romeo nuk dha asnjë shenjë shqetësimi, por e përgëzoi për zgjedhjen duke i uruar shumë suksese. Një urim i tillë nuk erdhi nga ana e Donaldit, që nuk bëri asnjë koment, por ndjekësit janë të bindur se mimika e tij në ato momente, fliste vetë.
Donald-Beatrix- Bora Zemani u kthye në një trekëndësh tejet të përfolur të Big Brother VIP Albania. Kjo për shkak të afrimit të aktorit më këngëtaren gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme, kur ai dukej se ende kishte lënë dicka pezull me moderatoren, me të cilën u rikthye përfundimisht pas përfundimit të atij edicioni të programit të njohur.