Sara Hoxha ishte një prej yjeve që parakaloi në tapetin e kuq mbëmjen e djeshme dhe shkëlqeu me look-un e saj.
Por ra në sy fakti qe ajo dukej pa shume humor, e kjo duket nuk vinte vetem nga mungesa e Ledrit, e cila u komentua shume. Permes rrjeteve sociale, Sara shpjegoi se ka bërë një ndërhyrje.
“Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.
“Gummy Smile” është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.
Ne fakt, nese do te besojme fotot qe qarkullojne, kjo nuk eshte nderhyrja e vetme qe Sara ka bere, por rezultati eshte padyshim i lavderueshem!