U përfol shumë mungesa e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e madje u kërkuan dhe arsyet e saj, që në këtë rast, më shumë do të benin te mendohej per një hatërmbetjeje të mundshme.
Me sa duket, nuk ishte rasti sepse dyshja në të vërtetë, kishte qenë e pranishme. Por hijet e dyshimit që u hodhën, duket u ushqyen nga fakti që moderatorja vetë zgjodhi çuditërisht që për këtë dalje, të zhdukej nga rrjetet sociale.
Në një kohë kur shumica e të ftuarave VIP kishin preferuar fustanet e mbrëmjes për këtë ceremoni, Arbana zgjodhi të shfaqej më thjesht- me një kostum të errët paksa mashkullor e xhaketën e gjerë, ndërsa edhe flokët i kishte stiluar në një model të thjeshtë klasik, ‘bisht’ .
Edhe kështu, sërish dukej me shumë stil dhe elegante.