KreuCelebrity

Në nder të bashkëshortit; Tefta Radi publikon librin dedikuar Françesk Radit!

Tashmë të gjithë ata që e kanë dashur apo adhuruar muzikën e kantautorit të ndjerë Françesk Radi do të kenë mundësi të kenë në duar një libër me kujtime e histori të vërteta nga jeta e tij. Libri në nder të artistit, i cili me këngët e tij bëri histori në muzikën shqiptare titullohet, “Françesk Radi, muzikanti i paepur, muzika e lehte dhe diktatura”.

Në nder të bashkëshortit; Tefta Radi publikon librin dedikuar

Gazetarja Tefta Radi ka sjellë këtë libër për të gjithë lexuesit në nder të bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta në prill të 2017-s.

Në nder të bashkëshortit; Tefta Radi publikon librin dedikuar

Libri, i cili është i shkruar në 3 gjuhë dhe tashmë e gjeni online në Amzon, sjell vitet '70 në Shqipëri, bën një paralele me kulmin e zhvillimit të Rock e Roll në botë, por që natyrisht nuk mund të mos ndikonte dhe te të rinjtë shqiptarë, ku një ndër ta ishte Franko, kantautori i parë shqiptar në muzikën e lehtë moderne shqiptare.

Në nder të bashkëshortit; Tefta Radi publikon librin dedikuar

Po ashtu, ai u shkëput dhe nga standardi këngëtarëve të kohës dhe krijoi figurën e tij unike, duke u bërë model i rinisë së kohës. Libri sjell keqtrajtimin e muzikantëve shqiptarë në diktaturë, ku ndër ta edhe Franko u dënua dhe u akuzua për shfaqje dekadente perëndimore.

Në nder të bashkëshortit; Tefta Radi publikon librin dedikuar

Në Festivalin famëkeq të 11-të të Këngës në RTSH, artisti u përfaqësua me një rock politik për luftën në Vjetnam, nën akuzën për shfaqje të huaja liberale në muzikë, u dërgua për riedukim në Fushë-Arrëz dhe e larguan për afro dy dekada nga skena dhe ekrani.

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF