Lufta mes Izraelit dhe Palestinës e kanë detyruar në një farë mënyre Emina Çunmulaj që të heqë dorë për një kohë të pacaktuar nga rrjetet sociale.
Lajmin e ka dhënë vetë modelja e njohur e cila në një postim të rrjetin e saj social Instagram shkruan, “Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”.
Emina Çunmulaj gjithmonë ka spikatur për natyrën e saj të ndjeshme në lidhje me kauza të tilla. Modelja ka bërë postime të njëpasnjëshme lidhur me luftën mes Izraelit dhe Gaza, që deri tani numëron 830 të vdekur dhe 4250 persona të plagosur në Gaza.
-
Suksesi i radhës; Emina Cunmulaj në jurinë e “Miss USA 2023”!
22 Shtator, 07:35
Kujtojmë që Emina Çunmulaj ishte së fundi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në Amerikë. Modelja e njohur shqiptare ka qenë pjesë e jurisë së “Miss USA”, ku krahas emrave tjerë të njohur të modës, ka ndihmuar në përzgjedhjen e vajzës më të bukur në konkursin amerikan.
View this post on Instagram