KreuStil Jetese

Suksesi i radhës; Emina Cunmulaj në jurinë e “Miss USA 2023”!

Suksesi i radhës; Emina Cunmulaj në jurinë e “Miss USA

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj do të jetë pjesë e jurisë së “Miss USA 2023”. Lajmin, i cili na bën krenarë të gjithëve, e ka dhënë faqja zyrtare e kompeticionit në Instagram, ku i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura modeles shqiptare, teksa ka renditur disa prej arritjeve të saj.

“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të ‘Miss USA 2023’. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare, duke fituar ‘Elite Model Look Yugoslavia’ në vitin 2001.

Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë.

Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, thuhet në postimin dedikuar Eminës.

A post shared by Miss USA (@missusa)

Bëhet me dije se përkrah Eminës në jurinë e “Miss USA 2023”, do të jenë edhe emra të njohur, si Patrick Starrr, Nicole Miller, Vivica A. Fox.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF