Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun mbarë shqiptar Vesa Luma është vlerësuar së fundmi me një çmim shumë të rëndësishëm. Ajo është nderuar nga Radio Dukagjini, një nga radiot më të dëgjuara në Kosovë, si “këngëtarja më e transmetuar” në 20 vjetët e fundit.
Lajmin Vesa e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku shpreh mirënjohjen dhe forcën e madhe që i ka dhënë ky çmim për të vazhduar atë që, sikurse ajo thekson, di të bëjë më mirë.
Përkrah disa fotove ku mundim të shohim momente nga performanca dhe marrja e çmimit, këngëtarja ka shkruar,
“Kur mora mirënjohjen e Radio Dukagjinit si këngëtarja më transmetuar 20 vjetët e fundit, përveç që më emocioni ky vlerësim nga një nga radiot më të dëgjuara në vend, më dha një forcë më të madhe për të vazhduar rrugën drejt asaj që di të bëj me së miri! Faleminderit nga zemra edhe dëgjuesve që nuk kursehen të më japin gjithmonë dashuri! Gëzuar për muzikën e bukur që nuk vdes asnjëherë”, ka shkruar Luma.
Kujtojmë që Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Basta për disa vite jetuan në Zelandën e Re, ndërkohë që së fundmi kanë vendosur të kthehen dhe të jetojnë në vendin e tyre, aty ku do të vijojnë edhe karrierën e tyre.