KreuStil Jetese

“Nxjerrin fitues një njeri nga rruga”, Bledi Mane me tone të ashpra për Luizin?!

“Nxjerrin fitues një njeri nga rruga”, Bledi Mane me tone

Bledi Mane nuk është një admirues i Luiz Ejllit, e këtë e ka treguar me thumbat e herëpashershëm në drejtim të fituesit të Big Brother VIP 2. Por së fundi, tonet e tij ndaj këngëtarit duket se janë ashpërsuar akoma edhe më shumë, të paktën këtë nënkuptuan komentet e tij shpotitëse.

Duke përmendur faktin që tashmë çdokush ka akses në internet, Mane nënkuptoi  votat që i dha publiku Ejllit në spektaklin e njohur.

“Trushplarët e pa arsimuar votojnë, ashtu si mua që mund të kem mbaruar masterin dhe ky është defekti më i madh i kësaj demokracie, sepse këta trushplarët duke bërë të marrin më qafë.

Këta trushplarët nxjerrin fitues në një show televiziv një njeri nga rruga, i japin çmimin e parë një kënge sharlatane,” tha Bledi në intervitën e fundit të tij.

Megjithatë, ai theksoi se deklaratën e dha në tërësi duke lënë të kuptohet se pse bota nuk po ecën ashtu siç duhet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF