E famshme për aftësitë aktoriale, Sabrina Ferilli është po kaq e vlerësuar edhe për bukurinë e saj. E lindur në 1964, ajo konsiderohet një ikonë e bukurisë dhe kinemasë italiane.
Ferilli shënon shumë filma në karrierën e saj, e ka qenë po kështu edhe bashkë-prezantuese në Festivalin e Sanremos në 2022. Ajo shfaqet gjithmonë me një pamje tejet të kuruar, duke u kujdesur të ruajë imazhin e divës të ngritur me aq kujdes. Por edhe pse është 59 vjec, nuk ka frikë të tregojë edhe sesi duket “ujë e sapun”. Fotot e postuara prej saj në Instagram tregojnë se aktore është po aq unike edhe kur paraqitet krejtësisht natyrale përpara ndjekësve të saj.
Ferilli ka mbi një milion ndjekës në Instagram. Pa u frikësuar nga ideja e rktikave, ajo vendosi të postonte një fotot të thjeshtë, që në fakt tregoi se pavarësisht moshës, vazhdon të mbetet një nga femrat më të bukura në vend.
Fotoja pa grim e Sabrina Ferillit mori shumë komente vlerësimi dhe të gjithë pyesin se si ajo mund të jetë ende kaq e bukur në moshën gati gjashtëdhjetëvjeçare, e në fakt për të duket vertet sikur koha ka ndalur.