
Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Këngëtarja u ndalua për kultivim të bimëve narkotike. Ajo u prangos në 12 shtator, pasi në verandën e shtëpisë iu gjetën 5 vazo me bimë kanabis sativa.
Pas daljes nga qelia, Enca i është rikthyer edhe rrjeteve sociale. Ajo postoi në “Instastory” postoi një zemër të kuqe, si një mesazh mirënjohës për personat që e besuan dhe e mbështetën në këtë periudhë aspak të këndshme për të.
Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca ishte shprehur se kanabisin e kishte për përdorim vetjak. Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj.
Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.











Horoskopi ditor, e hënë 18 shtator 2023







Horoskopi ditor, e diel 17 shtator 2023

