Cher dhe ish-i i saj Alexander Edwards kanë ndezur thashethemet se janë rikthyer së bashku. Ata janë parë gjatë një darke në Beverly Hills me këngëtarin kolumbian J Balvin, të dashurën e tij Valentina Ferrer dhe reperin e famshëm Tyga.
Në fotot e publikuara nga Daily Mail, ish-ët dolën nga restoranti së bashku të kapur përdore dhe producenti e shoqëroi këngëtaren në makinën e saj.
Cher dhe Alexander Edeards, të cilën kanë 40 vite diferencë moshe Alexander Edeards, u ndanë në maj të këtij viti. Të dy u takuan për herë të parë kur u prezantuan në Javën e Modës në Paris në shtator të vitit 2022 dhe thuhej se kishin filluar të takoheshin dy muaj më vonë.
Në dhjetor të vitit të kaluar Cher bëri një paraqitje në shfaqjen e Kelly Clarkson ku foli për marrëdhënien e saj me Alexander. “Ai është vërtetë i mrekullueshëm dhe unë nuk u jap meshkujve cilësi që ata nuk i meritojnë. Ai është shumë i zgjuar, i talentuar dhe mjaft i pashëm”, tha ajo në një intervistë.
“Nëse nuk do të kisha takuar burra më të rinj në jetën time, nuk do të kisha pasur kurrë një lidhje, sepse burrat e moshuar thjesht nuk më pëlqejnë”, shtoi Cher.